Telenews

KRYETARI LLADROVCI PRET NË TAKIM MYSAFIRË QË SYNOJNË INVESTIME NË KOMUNËN E DRENASIT

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci nëpërmjet faqes së tij zyrtare në Facebook, ka njoftuar se sot ka pritur në zyrën e tij disa mysafirë të rëndësisë së veçantë.
Lladrovci ka takuar sot ish-zëvendës kryetarin e Parlamentit të Izraelit, z. Yehiel Hilik Bar, z. Damian Brikman, përfaqësuesin e kompanisë Kidik, z. Labinot Ademi nga kompania Menora Enkidu, dhe mikun personal të të parit të Drenasit, Flori Zevi, që sipas Lladrovicit e mundësoi këtë takim.
Tutje, në njoftim Lladrovci shton se mysafirët i njoftoi për mundësitë që ofron komuna e Drenasit për investitorët, me interes të përbashkët. /Telenews.al
Njoftimi i plotë dhe pa ndërhyrje:

Sot, me kënaqësi prita në takim ish-zëvendësin e kryetarit të Parlamentit të Izraelit, z. Yehiel Hilik Bar, z. Damian Brikman, përfaqësues i kompanisë Kidik, z. Labinot Ademi nga kompania Menora Enkidu, dhe mikun tim Flori Zevi, i cili e mundësoi këtë takim.
Mysafirët i njoftova për mundësitë që ofron komuna e Drenasit për investitorët, me interes të përbashkët.
Z. Hilik Bar theksoi se fushat për bashkëpunim mund të jenë në arsim, sigurinë kibernetike dhe industrinë e mençur në përgjithësi, si dhe në bujqësi.
Bashkëpunimi i mëtejmë do të konkretizohet përmes një takimi në nivel ekspertësh. Ne jemi vend i mundësive, andaj, lehtësirat për të bërë biznes, kushtet për investitorët dhe mikpritja, do të jenë hapi i parë për të gjithë ata që duan të investojnë në komunën tonë.
Mysafirët i falënderova për vizitën me dakordim të takimit të shpejtë.

 

Të ngajshme

Gjykata merr vendim për grupin kriminal i dyshuar për shpëlarje të parave

Donat Hashani

Sveçla reagon pas plaçkitjeve e krimeve të shumta në ditët e fundit

Donat Hashani

Kurti, Quint-it: S’ka zgjedhje të Serbisë në Kosovë pa marrëveshje ndërshtetërore

Donat Hashani