Telenews

KRYETARJA E PRESHEVËS E PRANON SE NESËR KA SEANCË PËR SHKARKIMIN E SAJ, POR PRIORITET TAKIMI ME KURTIN

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka konfirmuar se për ditën e nesërme është thirrur seancë e jashtëzakonshme me një pikë të vetme të rendit të ditës, ku kërkohet shkarkimi i saj.

Përms një postimi në Facebook, Sinani, deklaroi se nesër do të udhëtojë për në Prishtinë, në një takim të thirrur nga kryeministri, Albin Kurti.

Sinani kërkoi që të shtyhet seanca për një kohë më të përshtatshme, meqë sipas saj është e pamundur të jetë e pranishme fizikisht në ora 10:00, në Preshevë, transmeton lajmi.net.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Siç e dini, kryetari i Kuvendit të Preshevës, z.Sami Salihu, në bazë të kërkesës së këshilltarëve të opozitës, ka ftuar për nesër, ditën e hënë, me fillim në ora 10:00, seancë të jashtëzakonshme, me pikë të vetme të rendit të ditës: Shqyrtimi i propozimit për shkarkim të Kryetares së Komunës së Preshevës.
Duke qenë se si përfaqësues politikë nga Lugina e Preshevës jemi të ftuar nesër në takim në Prishtinë, në ora 8.00, nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti, ku kam konfirmuar pjesëmarrjen time, njoftoj opinionin publik se së bashku me z.Munir Rexhepi, Shef i Grupit të Këshilltarëve të Partisë për Veprim Demokratik në Kuvendin Komunal të Preshevës, kemi kërkuar sot nga kryetari i Kuvendit Komunal z.Sami Salihu, që ta shtyjë seancën për një kohë më të përshtatshme, meqë është e pamundur të jem e pranishme fizikisht në ora 10.00 në Preshevë.
Besoj në mirëkuptimin e kryetarit të Kuvendit, z.Sami Salihu, por edhe në përkrahjen e Këshilltarëve të tjerë Komunalë, për ta mundësuar praninë time në seancën ku është inicuar shqyrtim-propozimi për shkarkimin tim.

Të ngajshme

Berisha: Vota ime nuk është e determinuar nga askush, as nga opozita – duhet të reflektojmë të gjithë

Erzana Fazliu

Tragjedia në Teksas: Shkon në 27 numri i viktimave – 20 vajza ende të zhdukura

Erzana Fazliu

Qytetarët ankohen për kolona të gjata në Prishtinë, Komuna flet për përmirësim

Erzana Fazliu