Telenews

Kryevepër nga Tare, Milan transferon yllin e Bayernit me kosto zero

kryeveper-nga-tare,-milan-transferon-yllin-e-bayernit-me-kosto-zero

Milani po shqyrton seriozisht mundësinë për të afruar mesfushorin Leon Goretzka me parametra zero, duke përfituar nga situata e tij kontraktuale me Bayern.

Mesfushori gjerman nuk është më pjesë e planeve afatgjata të klubit bavarez dhe largimi i tij si lojtar i lirë do t’i jepte kuqezinjve një mundësi të artë për të përforcuar repartin e mesfushës me përvojë dhe cilësi të lartë, pa paguar tarifë transferimi.

Drejtuesit e Milanit e shohin Goretzkën si një profil ideal për të rritur forcën fizike dhe balancën në mesfushë, ndërsa bisedimet paraprake pritet të intensifikohen në muajt në vijim.

Edhe pse konkurrenca nga klube të tjera evropiane nuk përjashtohet, Milani shpreson se projekti sportiv dhe roli qendror në skuadër mund ta bindin lojtarin të zgjedhë “San Siron” si destinacionin e tij të ardhshëm.

Problemi më i madh është paga. Goretzka e ka pagën neto bazë rreth 6,5 mln euro. Milani nuk i ofron më shumë se 3.

Të ngajshme

Baseli, Arabia Saudite apo pensionimi – këto janë mundësitë për të ardhmen e Shaqirit –

KushtrimGuraj

Lajm i madh për Zhegrovën, Spalletti e aktivizon nga minuta e parë ndaj Venezias –

KushtrimGuraj

Kaos te Ferrari në Las Vegas, Leclerc përplas Hamiltonin dhe ndëshkohet me 10 sekonda –

KushtrimGuraj
Lajmet po ngarkohen…