Telenews

Kryhen dy operacione të rralla në Klinikën Gjinekologjike

Në Klinikën Obstetrike dhe Gjinekologjike të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës,  për herë të parë janë kryer me sukses dy operacione të rralla dhe shumë të rëndësishme për pacientet.

Bëhet fjalë për operacionet tek dy paciente siç bën të ditur SHSKUK me anomali kongjenitale të organeve gjenitale, ku gjatë zhvillimit embrional nuk janë zhvilluar plotësisht disa pjesë të tyre (mitra dhe vagina).

“Ky sukses është rezultat i bashkëpunimit profesional ndërmjet stafit të klinikës dhe dr. Alban Nezirit, gjinekolog, i cili jeton dhe punon në Zvicër, i cili me përvojën dhe ekspertizën e tij dha një kontribut të jashtëzakonshëm për realizimin e këtyre ndërhyrjeve për herë të parë në vendin tonë.

Po ashtu, kontribut të çmuar ka dhënë ekipi i gjinekologëve nga klinika, e poashtu anesteziologëve dhe stafit nga Klinika e Anesteziologjisë”.

“Ky është një hap i madh drejt përmirësimit të cilësisë së jetës së këtyre pacienteve dhe hap mundësinë që në faza të ardhshme, në qendra të specializuara evropiane, të kryhet edhe transplantimi i mitrës”, thuhet në njoftim të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

 

Të ngajshme

S’keni vend në banesë? Tetë truke të zgjuara për të ruajtur veshjet sezonale pa rrëmujë

Erzana Fazliu

Makina e larjes nuk do të ketë erë të keqe apo myk nëse bëni këtë detyrë 2-sekondëshe pas çdo cikli!

KushtrimGuraj

Kujdes me këto ushqime, rrisin nivelet e stresit

Valjeta Turkaj