Telenews

Ku çalon Policia e Kosovës? – Kryeshefi i IPK-së tregon cilat janë mangësitë në veprimet policore

Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj ka vlerësuar se Policia e Kosovës është një institucion i strukturar mirë dhe ka performancë shumë të mirë.

Por, ai ka thënë se si një organizatë e madhe ka edhe defekte e mangësi.

Duke u bazuar në inspektimet që ka kryer IPK, Hodaj ka thënë se Policia e Kosovës nevojë të përforcohet në nivelin e proceseve të rekrutimit dhe trajnimit.

“Në mënyrë që kurrikulat e trajnmimit t’i përshtaten më shumë nevojave të Policisë dhe të reflektojnë problematikat që dalin si rezultat inspektimeve dhe hetimeve tona në mënyrë që të ketë një përgatitje më të mirë të policëve të ri. Në momentin e parë që ata janë në terren dhe ballafaqohen me qytetarët të mos ketë mangësi apo të mos ketë panjohur në punën dhe detyrat e tyre.”, ka thënë Hodaj në një intervistë për gazetën online Reporteri.net.

Ai po ashtu ka thënë Policia duhet të bëjë përmirësim të aspekteve logjistike, të pajisen stacionet policore me pajisje të IT dhe mjete të zakonshme të punës, sepse sipas tij, mungesa e mjeteve shpeshherë ka qenë pengesë në arritjen me kohë në vendngjarje.

“Për këtë edhe koha e arritjes në vendngjarje varion prej stacionit në stacion varësisht prej relievit, largësisë së qendrave të banimit. Mirëpo një shpërndarje më e mirë e burimeve edhe të atyre njerëzore por edhe atyre logjistike sigurisht që do ta rrisë efiçiencën dhe efikasitetin e punës policore.”, ka shtuar ai.

Hodaj është shprehur se nga matjet e besueshmërisë në publik brenda Kosovës por edhe në raport me policitë e rajonit, Policia e Kosovës ka një performancë të mirë.

“Është një organizatë e madhe edhe ka defekte dhe mangësi të cilat ata vazhdimisht mundohen t’i përmirësojnë dhe ne mundohemi që të kontribuojmë në përmirësim qoftë përmes vendimeve prokative, përmes rekomandimeve që japim në proceset tona të inspektimit apo edhe masat represive duke ndëshkuar zyrtarët e përfshirë në çfarëdo shkelje të ligjit”, u shpreh ai.

Të ngajshme

AIP kërkon nga KQZ dhe partitë politike që të sigurojnë mbrojtjen e të dhënave personale gjatë zgjedhjeve

KushtrimGuraj

Në gjendje të dehur dëmtoi qëllimisht me traktor objektin e “TV Syri”, arrestohet i dyshuari në Gjakovë

KushtrimGuraj

Ky është linku ku mund të shikoni pjesëmarrjen në votime në tri orare dhe rezultatet preliminare

KushtrimGuraj