Telenews

Ku dhe si i gjeti policia kamerat në veri?

Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion policor edhe dy persona të tjerë, nën dyshimin për vendosjen e kamerave ilegale të kamufluara në një kondicioner në ndërtesën afër shkollës teknike në Lagjen e Boshnjakëve në veri. Derisa njohësit e sigurisë vlerësojnë se Serbisë po i humb ndikimi në veri çdo ditë e më shumë.

Plani ka qenë të vëzhgohet çdo lëvizje.  Jo vetëm të qytetarëve, por edhe institucioneve të sigurisë

E çdo gjë ishin në monitorim nga shteti fqinj.

Kësisoj kamerat, përveç synimit për të kontrolluar dy hyrje dalje të pjesës veriore, cak kishin edhe lëvizjet e zyrtarëve policorë të kësaj pjese, por edhe të partnerëve ndërkombëtarë.

“Njëra kamerë ka qenë duke e verifikuar dhe duke vëzhguar rrugën nga Shkolla Teknike deri tek ETC-ja, përfundi urës lindore, që i bjen me i verifikua dhe vëzhgua hyrje-daljet tona, lëvizjet tona të policisë në aspektin ndërkombëtar, partnerëve tonë ndërkombëtar. Dhe kamera tjetër, këtu afër stacionit të autobusëve, që verifikon edhe i vëzhgon lëvizjet tona tek kërshi i Dudës, që i bie kryqi i rrugëve Mitrovicë së Jugut, Leposaviq dhe rruga për Mitrovicën e Veriut. Si lokacione kanë qenë të ndjeshme për neve”, tha zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Sveçla: Ka përfunduar koha e kontrollit të veriut nga strukturat kriminale e terroriste të Serbisë

Lexo po ashtu

Sveçla: Ka përfunduar koha e kontrollit të veriut nga strukturat kriminale e terroriste të Serbisë

Nga policia, konfirmuar se për këtë rast janë duke u intervistuar edhe dy persona të tjerë të nacionalitetit serb.

“Në bashkëpunim me AKI-në, ne i kemi gjetur këto dy lokacione dhe i kemi larguar këto kamera të cilat ishin të kualitetit mjaft të mirë. Dje i kemi pas dy persona me të cilët kemi zhvilluar intervistë, kemi intervistua disa të tjerë, sot i kemi sjellë në stacion dy persona të cilët janë në interes për neve”, tha Elshani.

Me këto veprime të institucioneve të Kosovës në katër komunat veriore, sipas njohësit të sigurisë, Arben Dashevci, po ngushtohet ndikimi i Serbisë në këtë pjesë të vendit.

“Është vërtetuar se Serbisë iu kanë ngushtuar rrugët në Republikën e Kosovës, sepse thjesht neve na ka ndodhur Bansjka. Kurrë më nuk do të jetë asgjë e njëjtë në Republikën e Kosovës. Të gjithë ata që cenojnë ta rrezikojnë sigurinë kombëtare, rendin kushtetues, do ta pësojnë gjithmonë, sepse nuk kanë vend. Janë institucionet kredibile”, tha Dashevci.

Për këtë aksion të Policisë, ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në reagimin e tij në Facebook, ka thënë se mekanizmat e Beogradit për spiunazh në Kosovë, do të luftohen me çdo kusht.

Të ngajshme

Detaje tronditëse – U përplasë nga një veturë teksa ishte në shiritin emergjent në autostradën “Arbën Xhaferi”

Donat Hashani

Pas paraqitjeve “live” në Tik Tok, Hajrizi lajmërohet edhe në emision: S’jam as në Kosovë e as në Ballkan (VIDEO)

Donat Hashani

OVL e UÇK-së në Ferizaj kërkon nga Shkupi lirimin e menjëhershëm të Blerim Ramadanit

Donat Hashani