Telenews

Ku ishte FSK-ja gjatë sulmit terrorist në Banjskë? Maqedonci rrëfen prapaskenat dhe skenarët e këtij sulmi

 

 

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se FSK-ja ka qenë në gjendje gatishmërie për të ofruar mbështetjen për mbrojtjen e territorit të Kosovës, në rast se një gjë e tillë do të kishte konsideruar të nevojshme KFOR-i, gjatë sulmit në Banjskë të Zveçanit.

“Ne kemi ofruar mbështetje për KFOR-in, në rast se nuk mund të bëjmë menaxhimin apo në rast se KFOR-i kërkon nga ne mbështetje për menaxhimin e situatës, fatmirësisht edhe tashmë herët Policia e Kosovës ka arritur të mposhtë këtë grup paramilitar dhe nuk është kërkuar nga Forca e Sigurisë Kosovës të zbarkojë në atë pjesë për të zhvilluar operacion, mirëpo në rast se KFOR-i, në rast se NATO do të kishte vlerësuar që për kryerjen e mandatit të tyre do të nevojitej FSK-ja, ne duke pasë parasysh që në aspektin kushtetues dhe ligjor jemi të obliguar të mbrojmë territorin e vendit tonë, ishim të gatshëm që të ofrojmë këtë mbështetje. Të gjitha shtabet e FSK-së, normalisht kanë realizuar analizë, kemi ngritur në gatishmëri njësitë përkatëse, të cilat i ngrisim në çdo rast, kur kemi kërcënim apo rrezik dhe kemi qenë të gatshëm të mbështesim KFOR-in në zbatimin e detyrës parësore të tij për të krijuar ambient të sigurt”, tha Maqedonci.

Ai tregon se ditën e sulmit, kanë qenë në kontakte të vazhdueshme me KFOR-in, për t’i kemi sinkronizuar dhe koordinuar të gjitha aspektet e bashkëpunimit.

“Vlerësoj që Forca e Sigurisë së Kosovës ka vepruar në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne e dimë që kemi një zotim të vitit 2013 në lidhje me mospërfshirjen e FSK-së në veri pa koordinim me KFOR-in. Unë si ministër i Mbrojtjes, bashkë me Komandantin e FSK-së, që nga mëngjesi kemi qenë jo vetëm në kontakt me Qeverinë, jo vetëm në kontakt me kryeministrin dhe ministrat përkatës, mirëpo kemi pasë në vazhdimësi kontakt me komandantin e KFOR-it dhe selinë e NATO-s, ku i kemi sinkronizuar dhe koordinuar të gjitha aspektet e bashkëpunimit”, tregoi Maqedonci.

Ai thotë se indikacionet janë të qarta për synimin e sulmit terrorist, për të okupuar pjesë të caktuara të territorit në veri të vendit.

“Sulmi në Banjskë, unë e vlerësoj që ka qenë një agresion i një grupi të armatosur, të mbështetur nga strukturat shtetërore të Serbisë. Kjo del edhe për shumë arsye që kanë dalur nga faktet që janë gjetur në vendngjarje, që lidhet me sistemet e armatimit që janë përdorur nga ky grup, hartat edhe elemente tjera që me të vërtetë japin indikacione të qarta për një synim, për të okupuar pjesë të caktuara të territorit në veri të vendit dhe me elemente terroriste, për shkak që sulmi në vetvete si taktikë ka qenë terroriste, duke sulmuar policinë me mjete edhe elemente të ndryshëm ushtarakë. Ky grup ka qenë i përgatitur, i trajnuar edhe ka planifikuar një agresion, duke qenë të uniformuar. Kam vlerësuar që mund ta legjitimojnë këtë agresion dhe duke zhvilluar aktivitete terroriste, kanë tentuar të frikësojnë institucionet tona, por edhe qytetarët e vendit në veri, me qëllim që të krijojnë efektin strategjik”, tha Maqedonci. /Telenews/

Të ngajshme

Hamza: Zëri i diasporës ka vlerë për ne dhe ndikim për Kosovën

Erzana Fazliu

Ryva Kajtazi humb personin e ngushtë të familjes

Erzana Fazliu

Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde

Erzana Fazliu