Telenews

Kulla: Partitë politike shqiptare janë kthyer në një lloj Big Brother

Eksperti i Politikave të Sigurisë dhe Gjeopolitikës, Ilir Kulla ka kritikuar partitë politike shqiptare në Shqipëri.

Në prag të zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në muajin e maj ai ka kritikuar mungesën e programeve të partive politike.

Madje ai i ka krahasuar me “Big Brother”. Edhe diss-at ndërmjet Lulëzim Bashës dhe Edi Ramës përmes këngëve të reperit Unikatili, ai e ka lidhur me mungesën e programeve .

Kulla duke folur për programin e PS-së e drejtuar nga kryeministri aktual, Edi Rama për premtimin për anëtarësim në BE në mënyrë ironike ka thënë se është “simpatik”.

“Partitë politike në Shqipëri janë kthyer në një lloj Big Brother, ku njerëzit vetëm programin se dëgjojnë. Programi i Edi Ramës është se njerëzve ju thotë se do ju fusë në BE. Është një program “simpatik” me drita e si di Rama të bëjë. Ka një problem, që në BE nuk është se hyjmë ne, na pranojnë ata. Për të hyrë në BE duhet standarde duhen gjithë këto gjëra. Nëse nuk ka vullnet për zgjerim të BE-së ne nuk futemi kurrë. Kemi 25 vjet që kemi filluar procesin MSA-së”, ka thënë Kulla në emisionin “MATRIX” në Tëvë1.

Kulla ka thënë se Edi Rama dhe Sali Berisha kanë gënjyer në mënyrë permanente.

Të ngajshme

Vrasja e policit në Kaçanik, prokuroria hedh poshtë mundësinë që dorasit të kishin qëllim grabitjen

Valjeta Turkaj

Kallas për REL-in: Dialogu Kosovë–Serbi ka ngecur, po shqyrtojmë mjete të tjera për normalizim

Valjeta Turkaj

Raportohet se Kurti është dënuar me 250 euro që s’shkoi për të dhënë dëshmi në Prokurori

Valjeta Turkaj