Telenews

Kultivonte kanabis në ballkon, dalin pamjet nga banesa e Encës

Këngëtarja e famshme, Ruenca Haxhiaj, e njohur me emrin e artit Enca ka rënë në prangat e policisë. Sipas burimeve, 28 vjeçarja akuzohet për kultivim të bimëve narkotike.

Në verandën e banesës së saj në periferi të kryeqytetit u gjetën 5 vazo ku ishin mbjellë hashash.

Pas arrestimit, këngëtarja ka thënë se është përdoruese dhe e ka për përdorim vetjak. Bashkë me të është kapur dhe i dashuri i Encës.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Balcony”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Kishte kultivuar bimë narkotike, në vazo, në ballkonin e banesës së saj, vihet në pranga 27-vjeçarja.

Sekuestrohen bimët narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetase kishte kultivuar bimë narkotike, në ballkonin e banesës së saj, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Balcony”.

Si rezultat i këtij operacioni u vu në pranga shtetasja R. H., 27 vjeçe, banuese në Lundër.

Gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçares, në ballkon, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bimë të dyshuara narkotike kanabis, të kultivuara në vazo.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të ngajshme

Dafina fillon të qaj në mes të skenës, çka ndodhi me të

KushtrimGuraj

Gresa “hallakatet” pas ndarjes nga Gresa, ekspozon trupin para pasqyrës

KushtrimGuraj

Njihuni me vajzën e madhe të Fjolla Morinës, qenka bërë për martesë

KushtrimGuraj