Telenews

Kur do të hyjë në fuqi paga minimale në “Superpuna”?

Edhe pse ligji i ri për pagën minimale prej 425 eurosh ka hyrë në fuqi, platforma qeveritare e subvencionimit të punësimit “Superpuna” gjatë muajit janar ka vazhduar të zbatojë pagën prej 350 eurosh. Kjo situatë ka krijuar paqartësi tek përfituesit e programit, pasi skema nuk është harmonizuar menjëherë me ndryshimet ligjore.

Ndërkohë, Ministria e Financave tha se paga minimale e re do të fillojë të zbatohet  në programin “Superpuna” me një muaj diferencë. Sipas ministrisë, ndryshimi pritet të hyjë në fuqi nga muaji shkurt, kur edhe pagesat do të harmonizohen me nivelin e ri minimal prej 425 eurosh, transemton Telenews.

Programi “Superpuna”, i financuar nga Qeveria e Kosovës, synon mbështetjen e punësimit të të rinjve përmes subvencionimit të pagave. Megjithatë, vonesa njëmujore në zbatimin e pagës minimale ka nxitur reagime, pasi programet shtetërore pritet të jenë të parat që reflektojnë ndryshimet ligjore në tregun e punës.

Të ngajshme

Musliu: Populli po e bën të veten, tash është radha e shtetit

Rrezarta Ramaj

Ethe, dhimbje koke dhe rrezik nga meningjiti: Çfarë duhet të dini për virusin e Nilit që arriti në Kosovë dhe mori jetën e dy qytetarëve?

Rrezarta Ramaj

Eksplorohet shpella më e thellë në Kosovë!

Yllka Gashi