Gjatë ditës së sotme në mbledhjen e Qeverisë u vendos që të shpërndahen 100 euro për pensionistët dhe fëmijët. Lidhur me këtë pas mbledhjes në një konferencë për media, Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se nuk ka nevojë për aplikim për shtesat prej 100 euro për fëmijët, sipas vendimit që u mor në mbledhjen e Qeverisë.
Kjo ngase sipas tij, ngase ato do të ndahen sipas listës ekzistuese të shtesave që marrin fëmijët për çdo muaj. Tutje, ai tha se për kohën e daljes së këtyre mjeteve do të ketë njoftim të ri.
Kurse për pensionistët Murati, tha se këtë të premte ekzekutohen pensionet e rregullta për ta, por shtesat e ndara nga Qeveria do të mund t’i marrin pak më vonë.
“Po ashtu edhe për nënat dhe prindërit që marrin shtesa për fëmijët, do të njoftojmë me kohë pra gjatë ditëve në njoftim se kur do të procedohet shtesa prej 100 euro e njëhershme për të gjithë fëmijët në kuadër të shtesës së rregullt që ata i marrin shtesat për fëmijët. Transferi bëhet në llogarit ekzistuese. “Marrë parasysh që pensionet e rregullta ekzekutohet këtë të premte, ne do ta kemi të pamundur që t’i ekzekutojmë edhe shtesat këtë javë, mirëpo gjatë ditëve në vijim do t’i njoftojmë pensionmarrësit edhe kur procedohet ekzekutimi i kësaj shtese”, tha ai./Prishtina Sot./