Telenews

Kur pushimet kthehen në tragjedi: 3-vjeçari humb jetën pasi ra nga dritarja e hotelit

Një djalë britanik trevjeçar ka humbur jetën pasi ra nga një dritare e katit të katërt të një hoteli gjatë pushimeve familjare në Qipro.

Fëmija ra nga një lartësi prej rreth 10 metrash në verandën kryesore të hotelit në Chloraka, Pafos, rreth orës 18:40 të së mërkurës.

Familja kishte mbërritur në hotel vetëm një ditë më parë dhe po përgatitej të zbriste për darkë kur ndodhi aksidenti tragjik.

Sipas raportimeve lokale, njëra anë e një dritareje të dyfishtë, rreth 2.7 metra të gjerë dhe 1.2 metra të lartë, pranë tyre ishte e hapur. Babai 37-vjeçar nuk e kishte kuptuar këtë, teksa po luante me fëmijën duke e ngritur në ajër, shkruan Metro, transmeton Klankosova.tv.

Fëmija u gjet pa reagim nga ekipet e emergjencës dhe u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Pafosit, ku u konfirmua vdekja e tij.

Mjekët ligjorë më pas konfirmuan se 3-vjeçari kishte pësuar dëmtime të rënda në tru, si dhe lëndime në organet vitale dhe pjesë të tjera të trupit.

Babai i tij u arrestua rreth orës 22:00 nën dyshimin për neglizhencë, bëri të ditur drejtori i policisë së zonës, Michalis Nicolaou. Ai doli para gjykatës të nesërmen në orën 11:00, por seanca u ndërpre përkohësisht pasi babai u rëndua emocionalisht.

Të ngajshme

Tragjedi në Itali, këngëtari e godet për vdekje trajnerin e volejbollit

Yllka Gashi

Manipulimi i ndeshjeve të Serie A, Prokuroria kërkon përfundimin e hetimit ndaj Rocchit dhe Interit

Yllka Gashi

QKMF në Han të Elezit: Nga 13 korriku kemi rreth 90 raste me vjellje e barkqitje

Yllka Gashi