Telenews

Kur rivalët politikë nuk ishin rivalë: Një kujtim nga Londra

Një fotografi e publikuar nga gazetari Daut Dauti ka rikthyer në vëmendje një moment nga e kaluara e dy liderëve aktualë të skenës politike në Kosovë, Albin Kurti dhe Memli Krasniqi.

Në imazhin e shkrepur në Londër vite më parë, ata shihen pranë njëri-tjetrit në një atmosferë të çlirët shoqërore. “Kjo fotografi është e kohës kur në lokalet e Londrës ende nuk ishte ndaluar pirja e duhanit, kurse muhabeti ishte shoqëroro-vëllazëror”, shkroi Dauti.

Sot, të dy ndodhen në krahë të kundërt politik – Kurti si kryeministër dhe kryetar i Vetëvendosjes, e Krasniqi si kryetar i PDK-së. Një kujtim që tregon se rrugët e jetës dhe politikës shpesh marrin drejtime të papritura.

Të ngajshme

Moti sot

Erzana Fazliu

Ngjarjet e ditës: 17 prill 2025

Erzana Fazliu

Kurti i bën jehonë rikthimit të “Defender Europe”, në vitin 2023 Kosova ishte përjashtuar si sanksion ndaj politikës së tij

KushtrimGuraj