Telenews

“Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, grafiti provokues edhe në Budva

 

 

Grafiti provokues “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” është shfaqur edhe në Budva të Malit të Zi. Lajmin e ka bërë të ditur analisti malazez, Ljubomir Filipović, i cili tha se ky grafit shfaqet në kuadër të provokimeve të vazhdueshme serbe.

“Pankarta e madhe ‘Kur ushtria (serbe) kthehet në Kosovë’ u shfaq sot në vendlindjen time Budva. Përveç kësaj, tashmë prej dy muajsh, në gjithë qytetin tonë të vogël janë mbi 30 billborde nacionaliste serbe. Ata thonë se malazezët nuk ekzistojnë si një komb i veçantë”, ka shkruar ai.

Kohë më parë ky grafit ishte shfaqur edhe në Kosovë, duke përfshirë oborrin e Shkollës Teknike në Mitrovicën e Veriut.

Të ngajshme

‘Panik dhe histeri’, Syla: S’ma ka marrë mendja që Kurti tutet e struket me dalë e ja bën share Armend Mujës

KushtrimGuraj

Xhaka: Do të angazhohem maksimalisht për Hamzën si kryeministër i ardhshëm

KushtrimGuraj

Peci: Pa balotazh mendoj që është dashur ta fitoj Mitrovicën

Donat Hashani