Telenews

Kurdët i vënë flakën Parisit, trazira të mëdha në vigjilje të Krishtlindjes

Kanë vijuar për të dytën ditë radhazi përplasjet e dhunshme mes komunitetit kurd dhe policisë së Parisit, pas vrasjes së 3 personave një ditë më parë në një qendër kulturore kurde nga një i moshuar i armatosur.

Qindra persona u grumbulluan sërish në qendër të kryeqytetit francez dhe i vunë zjarrin kazanëve të mbeturinave si dhe shkatërruan dhjetëra makina përpara se të përplaseshin me forcat e policisë.

Ngjarja ndodhi në sheshin e Republikës, një zonë tashmë e njohur për demonstrata, ku kurdët kishin mbajtur më herët një manifestim paqësor.

Dhuna nisi menjëherë kur pjesëmarrësit në protestë u larguan nga sheshi dhe u përplasën me policinë, e cila u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës.

Protestat shpërthyen një ditë më parë kur një person i armatosur hyri në një qendër kulturore kurde në distriktin e 10 dhe hapi zjarr ndaj personave të pranishëm. Për pasojë 3 persona humbën jetën ndërsa 2 të tjerë mbetën të plagosur, në një sulm që është ende i paqartë për autoritetet, të cilit vunë menjëherë në pranga autorin.

Të ngajshme

Rusia thotë se është e gatshme të mbështesë procesin e paqes

Valjeta Turkaj

Hegseth thotë se bllokada amerikane ‘po bëhet më e fuqishme çdo ditë’

Valjeta Turkaj

Bllokada amerikane në Ngushticën e Hormuzit devijon 33 anije

KushtrimGuraj