Telenews

Kurdisja e ndeshjes Ulpiana – Vllaznia, aktivizohet edhe Prokuroria

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur veprimet e para për ndeshjen Ulpiana – Vllaznia, e konstatuar si e kurdisur.

Lajmin e ka konfirmuar për TV Dukagjinin zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar policinë në ndërmarrjen veprimeve hetimore, me qëllim të grumbullimit të provave dhe informatave lidhur me këtë çështje”, ka thënë ajo.

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), të enjten pasdite, ka konstatuar se ndeshja e xhiros së 20-të, në Ligën e Parë, Grupi B, e fituar nga Vllaznia e Pozheranit, me rezultat 3:4 ndaj Ulpianës, ka qenë e kurdisur.

Komisioni ka vendosur që ndeshja të regjistrohet si e luajtur, por pikët dhe golat nuk do të shkruhen në tabelë.

Po ashtu, është inicuar procedurë disiplinore ndaj të dyja klubeve, personave zyrtarë të tyre dhe disa lojtarëve.

“Ndaj klubit të Ulpianës, ndaj personit zyrtar të Ulpianës, Meriton Isufi, ndaj lojtarëve, Ridon Llugiqi, Gentian Emini, Samet Rexhepi, ndaj klubit të Vllaznisë dhe ndaj personit zyrtar të Vallaznisë, Agron Pira”, shkruan në njoftim.

source

Të ngajshme

Një tjetër gol drejt historisë, Ronaldo i afrohet shifrës së 1.000 realizimeve –

KushtrimGuraj

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj

Messi: Dua të kujtohem si sportist që luftoi gjithmonë për ëndrrat e tij –

KushtrimGuraj