Telenews

“Kurrë më luftë”, Papa i ri mban fjalimin e tij të parë në Vatikan

papa-leo-xiv-ben-thirrje-per-paqe-te-drejte-dhe-te-qendrueshme-ne-ukraine

Papa Leo XIV bëri thirrje që të mos ketë më luftë në një mesazh për fuqitë botërore gjatë bekimit të tij të parë të së dielës në Vatikan.

Ai bëri thirrje për një “paqe të qëndrueshme” në luftën e Ukrainës, një armëpushim në Gaza, si dhe për të mirëpritur marrëveshjen e së shtunës midis Indisë dhe Pakistanit.

Bëhet e ditur se Papa Leo do të inaugurohet zyrtarisht në një meshë në Sheshin e Shën Pjetrit javën e ardhshme më 18 maj.

Papa u zgjodh si udhëheqësi i ri i Kishës Katolike të enjten, pas një konklave dyditore në qytetin e Vatikanit.

Ka qenë një javë e ngarkuar për Papën e Ri, i cili e mbajti meshën e parë në Sistine të premten përpara se të fliste me kardinalët të shtunën, shkruan BBC.

Gjatë këtij takimi, ai u zotua të vazhdojë “trashëgiminë e çmuar” të paraardhësit të tij.

Ndër tjera, sugjeroi zhvillimin e Inteligjencës Artificiale.

https://x.com/VaticanNews/status/1921522147744166149?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1921522147744166149%7Ctwgr%5E7c16163e69c6c7f30585af67b4a3667e1ce009af%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fkurre-lufte-papa-ri-mban-fjalimin-e-tij-te-pare-ne-vatikan%2F

Raportohet se Papa Leo XIV do të mbajë një prononcim për media të hënën përpara inaugurimit të tij të dielën e ardhshme.

Në kuadër të asaj meshe ai do të mbajë një predikim në prani të krerëve të shumtë të shteteve dhe personaliteteve.

Ndryshe, 69-vjeçari është banori i 267-të i fronit të Shën Pjetrit dhe Papa i parë amerikan.

Ai do të udhëheqë anëtarët e komunitetit global të Kishës Katolike prej 1.4 miliardë banorësh.

Të ngajshme

Numërohen 47.8% e kutive të votimit, PS kryeson me 83 mandate

Valjeta Turkaj

Edhe Ramush Haradinaj i thotë “PO” ftesës së presidentes

Valjeta Turkaj

Ftesa e Presidentes për takim, nga PDK e konfirmojnë

Valjeta Turkaj