Telenews

Kurti: 14 shkurti shënon tre vjetorin e revolucionit elektoral, po qeverisim me duar të pastra

 

 

Kryeministri Albin Kurti në fjalën hyrëse të mbledhjes së sotme tha se “kjo mbledhje përkon pikërisht me datën që shënon tre vjetorin e fitores sonë historike të zgjedhjeve së 2021”.

Ai thotë se 14 shkurti i 2021 ishte revolucion elektoral dhe se po qeverisin me duar të pastra.

“Kjo mbledhje përkon pikërisht me datën që shënon tre vjetorin e fitores sonë historike të zgjedhjeve së 2021. Tre vjetorin e ndryshimit të madh demokratik, politik e shoqeëror. 14 shkurti nuk parqet vetëm përvjetorin e një fitore elektrorale, 14 shkurti është momenti i përmbysjes më të madhe politike e demokratike në Kosovën e pasluftës. Është revolucion elektoral.

Këto tri vite dëshmuam se është e mundur të qeveriset në përputhje me vullnetin e popullit, me duar të pastra duke ruajtur, mbrojtur vendin e Kushtetueshmërinë dhe paqen e sigurinë.

Vendi ynë gjatë këtyre viteve ka qenë shembull i vërtetë i guximit, vendosshmërisë së popullit dhe qeverisë në përballje me sfida të mëdha që erdhën e kaluan njëra pas tjetrës”.

Tutje, kryeministri theksoi se kanë ndalur gjakderdhjen financiare.

“Zhvillimi ekonomik është duke ndodhur e do të vazhdojë. Ndalëm gjakderdhjen financiare.

Qeveria jonë në këto tri vite ka investuar më shumë se gjithë qeveritë e kaluara marrë së bashku në Forcat e Sigurisë së Kosovës”.

Të ngajshme

Osmani drekë pune me komandantin e KFOR-it, Presidenca jep detaje nga takimi

Erzana Fazliu

Krasniqi: Bedri Hamza do të përfundojë autostradën e Gjilanit – Kurti as fabrikën e keçapit nuk e bëri e po bën autostradën

Donat Hashani

Begaj uron Trumpin: Shqipëria është krenare për aleancën e fortë me ShBA-në

Erzana Fazliu