Kryeministri Kurti ka folur pas deklaratave nga Beogradi të presidentit Vuçiq dhe drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq rreth reciprocitetit.
Kurtit nuk i pëlqeu që gazetarët temë kryesore të kësaj konference të thirrur për marrëveshjen me MCC-në, i rikthyen deklaratat nga Beogradi.
Sipas Kurtit komentimi i deklaratave të Serbisë, ia zvogëlonë kohën e qeverisjes.
“Mua nuk më duket shumë e shëndetshmë për demokracinë nëse vazhdimisht citojmë deklaratat nxitëse. Ata deklarojnë për çdo orë, nëse une i ndjeki e i përgjigjem ma zvogëlon orën e qeverisjes sime. Mua nuk më kanë votuar për të bërë komente për deklaratat nga Beogradi. Është interesant që as në takimet më të rëndësishme me krerët e lartë të shtetit nuk i diskutojnë këto deklarata nga Beogradi, ndërsa në konferenca këtu në Kosovë bëhen temë deklaratat nga Beogradi”, tha Kurti.

