Telenews

Kurti dhe Çeku shohin nga afër performancën e ansamblit “Shota”

Më 12 qershor ka nisur me sukses “Turneu ballkanik“ i Ansamblit Shtetëror të këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV nga qyteti i Prishtinës.

Duartrokitje, ngrohtësi e mikpritje ndjehej gjatë gjithë natës së mbrëmshme. Siç ka njoftuar ansambli shtetërorë, koncertin e kanë nderuar me prezencën e tyre kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ish-presidentja Atifete Jajaga dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Mbi 500 spektatorë kanë ndjekur koncertin drejtpërdrejtë. Mbrëmjen e kishte nisur ansambli nikoqir “Shota“ me këngën folklorike “Lulzoj fusha, lulzoj Mali” interpretuar nga Samir Krasniqi, më pas solistja Majlinda Cikaqi interpretoi “Po ku je o burr i dheut” për tu përmbyllur prezantimin me vallen e Librazhdit.

Ndërsa, si kujtim për ikonën Nexhmije Pagarusha dhe kompozitorin Rexho Mulliqi, është mirëpritur Ansambli Shtetëror i këngëve e valleve popullore nga RMV që nisën programin me vallen “Baresha” nën petkun e Xhubletës.

Kjo valle u shfaq premierë në Kosovë e punuar me përkushtim nga dy emra të koreografisë e muzikës kosovare Feim Leka e Agron Syla.

Më pas solistët kanë intepretuar “Kënga e rinisë”, potpuri nga treva të ndryshme të Maqedonisë së Veriut për ta përmbyllur këtë bllok me vallen e Dibrës, me koreografi të Gjergj Prevazit dhe muzikë të Valton Beqirit.

Koncerti është mbyllur me vallen e paqes që pasqyron të kaluarën, të sotmen dhe të ardhmen. Kjo valle e punuar nga Robert Nuha dhe Valton Beqiri është rikthyer fuqishëm me disa motive të poemës “Kosovari” nga Ilir Shaqiri intepretuar mjeshtërisht nga Shkodran Tolaj.

No photo description available.

Turneu Ballkanik erdhi pas triumfeve të ansamblit shqiptar në Hungari, Bullgari dhe festivalin me të madh të folklorit në botë në Turqi si dëshirë që të krijohen ura bashkëpunimi përmes kulturës.

Pas kësaj nate të magjishme në Prishtinë koncerti i radhës do të jetë në Zagreb.

No photo description available.

Të ngajshme

“ChatGPT drejt transformimit”, OpenAI synon ta kthejë në super aplikacion

Rrezarta Ramaj

Tifozët e Formula 1 u zemëruan me Kim Kardashian për arrogancën e saj: Ndalohet hyrja për njerëzit që nuk tregojnë respekt

Rrezarta Ramaj

Të rinjtë po shfaqin interes gjithnjë e më të madh për teknologjinë

Rrezarta Ramaj