Telenews

Kurti dhe Rizvanolli mbajnë konferencë flasin për marrëveshjen me MCC-në

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli gjatë ditës së sotme pritet të mbajnë konferencë për media.

Sipas njoftimit konferenca pritet të mbahet në ora 12:00. Në këtë konferencë të dy pritet të flasin për marrëveshjen me MCC-në.

Konferenca pritet të mbahet në sallën e konferencave në Ministrinë e Ekonomisë.

Ditë më parë Kosova dhe Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), në ceremoninë e Kongresit amerikan kanë nënshkruar marrëveshjen e programit Kompakt mes Kosovës dhe Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).

Marrëveshja pritet t’i sjellë Kosovës mbi 200 milionë dollarë investime në projekte në sektorin e energjisë

Të ngajshme

Si natyra përmirëson shëndetin me vetëm pak minuta ekspozim

Blearta

Vaksina kundër fruthit nuk shkakton autizëm, komplikimet nga kjo sëmundje mund të jenë serioze

Blearta

Vjosa Osmani vet e 20-ta në listën e LDK-së, aprovohet nga Këshilli

Blearta