Telenews

Kurti dhe Sveçla: Nuk e dimë ku mbahen policët, presim t’i vizitojë zyrtari ndërlidhës i Kosovës në Serbi

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se nuk e dijnë se ku po mbahen tre policët që janë kidnapuar brenda territorit të Kosovës.

Ai shtoi se Serbia është vend jodemoraktik, që nuk brengoset për liritë dhe të drejtat e të burgosurve.

Prandaj nuk dimë se ku janë duke u mbajtur policët. Serbia qartazi është një vend jo demokratik dhe nuk brengoset fort as për liritë dhe të drejtat e të burgosurve, as për familajrët e tyre, as për fqinjësi të mirë, as për deeskalim të situatës aktuale. Gjtha këto informata janë duke u ndarë në vazhdimësi me partneret tanë, edhe kur isha aty, kishte pjesëtarë të KFOR-it, të cilët poashtu hetonin rastin, mund të them që për sa i takon terrenit, të dhënat po na përputhen, por presim deklarim zyrtar të tyre. Gjurmët tregojnë që ka qenë aksion i këtyre dy njësive speciale me numër shumë më të madh sesa që ju i keni parë apo se sa pjesëtarët e policisë tonë kanë qenë aty”, tha Sveçla.

Ndërsa Kurti tha se janë në kontakt me Jetish Jasharin që është udhëheqës i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, për t’i vizituar policët.

“Me Jetish Jasharin që është udhëheqës i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd jemi në kontakt për të bërë vizita në burgjet ku po mbahen policët tanë”, tha Kurti

 

Të ngajshme

Vjehrra rrah nusën në Lipjan, intervenon policia

Valjeta Turkaj

Marta Kos mbërrin në Presidencë, pritet nga Albulena Haxhiu

Valjeta Turkaj

Plagosja e “Plakit” në kryeqytet, deklarohet Prokuroria

Valjeta Turkaj