Telenews

Kurti diskuton për të drejtat e punëtorëve dhe pagën minimale me kryesuesin e BSPK-së

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli.

Çështjet kryesore të cilat u diskutuan gjatë takimit ishin të drejtat dhe kërkesat e punëtorëve, bashkëpunimi sindikal dhe paga minimale, e cila tashmë ka kaluar leximin e parë në kuvend.

“Z. Hykolli, e njoftoi Kryeministrin për angazhimin e BSPK-së në bashkëpunimet evropiane dhe ndërkombëtare sindikaliste”, bën të ditur komunikata e Kryeministrisë.

“Kryeministri Kurti falënderoi z. Hykolli për angazhimin e tij dhe për bashkëpunimin e deritanishëm, duke u dakorduar që të mbajnë komunikim të rregullt në vazhdimësi”, thuhet tutje.

Të ngajshme

Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Rrezarta Ramaj

Pas shumë aludimesh, publikohet fotografia e parë e Elvana Gjatës me partnerin e përfolur!

Rrezarta Ramaj

Presidentja fton banorët e Luginës të votojnë nesër në zgjedhjet serbe: Më shumë deputetë shqiptarë e zë më të fuqishëm

Rrezarta Ramaj