Telenews

Kurti: Do të vazhdojmë me bisedime për presidentin, synojmë të shmangim përsëritjen e zgjedhjeve

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se do të vazhdojnë takimet dhe bisedimet për zgjedhjen e presidentit, me qëllim që të shmanget përsëritja e zgjedhjeve, të cilat i ka cilësuar të paarsyeshme, raporton Ekonomia Online.

Kurti ka thënë se është vazhdimisht në komunikim me të tjerët, ndërsa për qëndrimet e atyre që kanë paralajmëruar bojkotimin e zgjedhjes së presidentit ka kërkuar që pyetjet t’u drejtohen atyre.

“Vazhdojmë me takime, bisedime në mënyrë që ta zgjedhim presidentin dhe të mos kemi nevojë t’i përsërisim zgjedhjet që janë të paarsyeshme. Unë jam vazhdimisht me të tjerët, dhe besoj që duhet t’i shtroni pyetje atyre që po thonë që do t’i bojkotojnë zgjedhjen e presidentit”, tha Kurti.

Të ngajshme

Zyrtare: Pesë klubet e nominuara për “Klubin e Vitit” në “Topin e Artë” 2026

Yllka Gashi

Abdixhiku reagon ndaj zhvillimeve në LDK: LDK njihet ndryshe!

Yllka Gashi

Edi Kuçi mohoi dhunën, Policia e Shqipërisë e shpall në kërkim për moskallëzim krimi, çfarë deklaroi 26-vjeçari në komisariat

Yllka Gashi