Telenews

Kurti e emëron aktivistin e VV-së, Avni Zogianin zëvendësministër të këtij dikasteri

Zyra e Kryeministrit të Kosovës përmes një komunikate ka njoftuar se kryeministri i vendit, Albin Kurti ka emëruar aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani zëvendësministër në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot z. Avni Zogianin, zëvendësministër të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës”, njoftoi Zyra e Kryeministrit.

Kurti e ka uruar Zogianin për detyrën dhe i ka dëshiruar suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja, siç njofton ZKM.

Zogiani aktivitetin e tij në Lëvizjen Vetëvendosje e filloi në vitin 2014.

Aktualisht ai është edhe anëtar i Kryesisë në Qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje në Fushë Kosovë.

Gjatë legjislaturës së VI-të ai ishte i angazhuar si Këshilltar i Grupit Parlamentar të LVV-së.

Të ngajshme

Stresi i kërkon Edi Ramës dorëheqjen: Ndryshe do kesh fundin më të keq

Rrezarta Ramaj

IKShPK shënon Tetorin Rozë me aktivitete ndërgjegjësuese në të gjitha rajonet e Kosovës

Rrezarta Ramaj

Kosova ka nevojë për rezultate, jo për një tjetër kapitull pritjesh: 10 prioritetet për presidenten Justina Shiroka-Pula

Rrezarta Ramaj