Telenews

Kurti e falënderon Onoraton për partneritetin e IRI-t me Kosovën

Kryeministri Albin Kurti, mirëpriti në takim Drejtoren Rezidente të Programit për Kosovë nga Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI), Marta Onorato.

Ai e vlerësoi partneritetin si dhe rolin e kontributin e institutit.

Në takim, siç njofton Kryeministria, u theksua angazhimi i dyanshëm në fuqizimin e bashkëpunimit si dhe përkushtimit ndaj reformave që kanë për qëllim gjithëpërfshirjen.

Në fokus të bisedës thuhet se ishin programet e projektet që në qendër kanë veçanërisht të rinjtë dhe gratë si dhe ato në zhvillimin e politikave publike.

Kurti e falënderoi Onoraton për takimin e frytshëm, bisedën produktive dhe bashkëpunimin efikas mes qeverisë dhe Institutit Republikan Ndërkombëtar, IRI.

Të ngajshme

Sot dhe nesër borë në Kosovë

KushtrimGuraj

Kllokoqi: Gastronomia në krizë për punëtorë

KushtrimGuraj

1000 ditë luftë, Osmani: Fitorja e Ukrainës do të jetë fitorja e Evropës

KushtrimGuraj