Telenews

Kurti e liron nga detyra zëvendësministren e Infrastrukturës

Kryeministri Albin Kurti ka marrë vendim që ta lirojë nga detyra e zëvendësministres së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Linda Çavdarbashën.

Vendimi për lirim nga detyra të Çavdarbashës është marrë dje, mirëpo nuk përmenden arsyet.

Sipas pikës dy të këtij vendimi, znj. Çavdarbasha obligohet të bëjë deklarimin e pasurisë sipas ligjit në fuqi.

“Obligohet Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës dhe Zyra e kryeministrit të zbatojnë këtë vendim”, thuhet ndër tjerash në dokument.

Linda Çavdarbasha ishte emëruar zëvendësministre e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës edhe në Qeverinë Kurti I.

Burimet  kanë provuar të kontaktojnë ish-zëvëndësministren, por e njëjta deri në momentin e publikimit të lajmit nuk është lajmëruar. /Telenews.al/

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj