Telenews

Kurti e Maqedonci me deklarata të ndryshme për vendosjen e 70% të trupave serbe në kufi

Ditë më parë, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, deklaroi se Serbia i ka vendosur 70% të forcave të saja ushtarake në kufi me Kosovën.

Këtë deklaratë, ai e bëri në një intervistë për A2CNN, teksa garantoi se FSK-ja, bashkë me aleatët amerikanë dhe të NATO-s, do të mbrojnë çdo pëllëmbë tokë të Kosovës.

Kjo deklaratë bëri bujë, teksa u komentua nga shumë ekspertë të sigurisë.

Duke e parë këtë zhvillim, Maqedonci mbrëmë doli me një reagim, ku tha se tematimizimi i deklaratës së tij po bëhet për të “larguar vëmendjen e qytetarëve nga një ndër ngjarjet më të mëdha që po zhvillohet në Kosovë, atë të ushtrimit Defender Europe 25”.

“E ndjej të nevojshme të sqaroj para qytetarëve, se në pothuajse të gjitha paraqitjet e mija publike, për të paktën dy vitet e fundit, sa herë jam pyetur rreth pozicionimit të forcave ushtarake serbe kam dhënë gjithmonë të njëjtën përgjigje dhe kam paraqitur të njëjtat fakte”, u shpreh mes tjerash ministri në detyrë i Mbrojtjes.

Por, shefi i tij në ekzekutiv, kryeministri në detyrë Albin Kurti, nuk tha se ky lajm është i vjetër, por deklaroi se kjo rritje e gatishmërisë së forcave të armatosura të Serbisë në kufi me Kosovën po bëhet si reaksion ndaj “Defender Europe 25”.

“E rritja e gatishmërisë dhe pranisë në kufirin tonë e Forcave të Armatosura të Serbisë besojmë që është reaksion ndaj Defender Europe 25, por ajo çfarë nuk e dimë ende është se a po e bën këtë vetë Serbia apo një gjë të tillë ia ka kërkuar Rusia”, tha Kurti gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë.

Ndërkohë Maqedonci, në reagimin e tij, potencoi se lajmi për pozicionimin e forcave ushtarake serbe “nuk është një lajm i ri”.

Të ngajshme

Trump akuzon Kinën se e ka shkelur marrëveshjen për tarifat

KushtrimGuraj

Nesër tentativa e 24’të për konstituimin e Kuvendit, a do të vazhdojë ngërçi?

KushtrimGuraj

“Trepça’’ propozon shlyerje të detyrimeve ndaj ”Minatorëve” me këste

Donat Hashani