Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci janë takuar sot me komandantin e KFOR-it, gjeneral Oskan Ulutas.
Ministri Maqedonci ka bërë të ditur se në takim është diskutuar rreth situatës së sigurisë në Kosovë, si dhe rritjen e bashkëpunimit.
“Sot së bashku me kryeministrin, Albin Kurti takuam komandantin e KFOR-it, gjeneral Oskan Ulutas me të cilin diskutuam rreth situatës së sigurisë në Kosovë si dhe rritjen e bashkëpunimit mes institucioneve tona. Republika e Kosovës është e përkushtuar në vendosjen e rendit dhe ligjit, si dhe ruajtjen e paqes dhe mjedisit të sigurt për gjithë qytetarët e saj”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

