Telenews

Kurti e Mehaj takohen me Gjeneralmajorin e Iowas, e falënderojnë për bashkëpunimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, janë takuar me Gjeneralmajorin e Gardës Kombëtare të lowas, Benjamin Corll, gjithashtu edhe pjesëtarët e FSK-së që po qëndrojnë për trajnime në lowa.
Mehaj u shpreh falënderues ndaj Gjeneralmajorit për bashkëpunimin e vazhdueshëm.
“Corell vlerësoi lartë kontributin e ushtarëve tanë në misionet e paqes në Lindjen e Mesme, e në anën tjetër ne e falënderuam për bashkëpunimin e vazhdueshëm, faktin që Republika e Kosovës tashmë shihet si partner i besueshëm i gatshëm për bashkëzbarkim me Gardën Kombëtare të Iowas në çdo mision”, ka shkruar Mehaj në një postim në Instagram.
Njëkohësisht, Mehaj tha se partneritetet ndërmjet Kosovës dhe lowas do t’u ofrojë qytetarëve të të dy shteteve mundësi më të mëdha.
“Kosova me rininë e saj dhe Iowa me kompanitë e gatshme për investim, janë sinergjia e një miqësie të përjetshme me rezultate shumë pozitive”, ka shkruar Mehaj.
“Misionet paqeruajtëse, kërkesa për bazë të përhershme ushtarake amerikane në Republikën e Kosovës dhe vullneti i Qeverisë për bashkëpunim në industrinë e mbrojtjes, janë mesazh i qartë i qëndrimit tonë karshi aleatëve tanë dhe gatishmërisë së vazhdueshme që kemi për të qenë kontribuues të sigurisë në botë”, përfundoi ministri

Të ngajshme

Qeveria në detyrë shqetësohet nga vendimi i Supremes

Donat Hashani

Vendimi i Supremes për arkat fiskale, Koci: Murati reagoi në mënyrën më të keqe të mundshme (VIDEO)

Donat Hashani

Një zjarrfikës lëndohet gjatë intervenimit ndaj zjarrit në depon në Lipjan

Donat Hashani