Telenews

Kurti e Murati vizituan pensionisten 113 vjeçare: Është pensionistja më e moshuar në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Muratin kanë vizituar pensionisten më të moshuar në Kosovë, të cilës Kurti i dhuroi lule.

Ajo i ka 113 vjet, pra ka lindur në vitin 1909.  Për këtë vizitë ka njoftuar ministri Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook, të hënën.

Po ashtu, Kurti dhe Murati vizituan biznesin e djalit të saj të cilin  e ushtron tash e 54 vjet.

“Bashkë me Kryeministrin Kurti, pas vizitës tek prodhuesit vendorë, sot ishim në vizitë edhe te halla Xhezide, e cila me 113 vite është pensionistja më e moshuar në Republikën tonë.  E lindur në vitin 1909, ajo ka përjetuar shumë situata e ndryshime epokash. Por pavarësisht moshës së shtyrë ajo ende kishte kthjelltësinë e mendjes dhe forcën fizike”.

“Në Mitrovicë vizituam edhe lokalin e rrobaqepësisë të të birit të saj Farukut, i cili anipse i pensionuar tashmë, vazhdonte punën me zejen që e ushtronte tash e 54 vite. Ai na tregoi edhe për kohën e tij si boksier e pastaj edhe si trajner boksi në Klubin Trepça.  Farukut i uruam punë të mbarë, e hallës Xhezide jetë sa më të gjatë”, ka shkruar Murati në Facebook. /Gazeta Express

 

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj