Telenews

Kurti e quan Radojiçiqin “Prigozhin të Vogël” që mbrohet nga Serbia

Kryeministri Albin Kurti e quajti “Prigozhin i Vogël”, Milan Radojiçiq, për të cilin tha se mbrohet nga Serbia.

Këtë koment Kurti e dha në A2 CNN, duke thënë se Radojiçiq e Veselinoviq i përkasin strukturës paramilitare serbe.

Veselinoviq, Radojiçiq të gjithë këta i përkasin një strukture paramilitare në Serbi të cilët kanë prona të mëdha kanë pasuri marramendëse dhe të cilët i organizojnë elementet kriminale për ta destabilizuar Kosovën”, tha Kurti, transmeton Express.

“Serbia në Ballkan sillet si Rusi e Vogël që e ka edhe Putinin e Vogël, por e ka edhe Prigozhinin e vogël që është Milan Radojiciq, por për dallim nga Prigozhini – ky i Serbisë është i lirë dhe mbrohet nga pushteti dhe merr pjesë në fushatë zgjedhore për partinë e presidentit të Serbisë”, u shpreh Kurti.

source

Të ngajshme

Modriç flet hapur: Mourinho nuk falte, kritikat e tij prekën edhe Ronaldon

Erzana Fazliu

Numërohen të gjitha fletëvotimet në QKN, këta pritet të jenë deputetët e ardhshëm

Erzana Fazliu

Zv.persidenti amerikan: Maduro është personi më i ri që po e kupton se Presidenti Trump e bën atë që e thotë

Erzana Fazliu