Telenews

Kurti e Rama nuk u takuan, me ironi reagon Qeveria

Kryeministri, Albin Kurti, nuk u takua më homologun e tij shqiptar, Edi Ramën, ndonëse ky i fundit ndodhet në Prishtinë.

Nga Zyra e Kryeministrit kanë dhënë një shpjegim për këtë, teksa s’kanë harruar as të ironizojnë, duke thënë se Rama po i takon ata “që ka nevojë t’i rregullojë raportet”.

“Në bazë agjendës së deritanishme, duket që në Prishtinë, Kryeministri i Shqipërisë, Rama, po i takon ata me të cilët konsideron që ka nevojë t’i rregullojë raportet”, thuhet në reagimin e Qeverisë për “A2CNN”.

Nga Qeveria e kanë konfirmuar se ana e Kurtit ka pasur një ftesë që Rama të marrë pjesë në aktivitetet që shënojnë 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës më 12 qershor, por si përgjigje kanë marrë një refuzim.

“Në anën tjetër, Kryeministri Kurti, Zyra e tij, e ka ftuar Kryeministrin Rama në aktivitetet që shënojnë 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës më 12 qershor. Kryeministri Rama, përkatësisht Zyra e tij, na ka njoftuar që nuk do të mund të jetë i pranishëm me 12 qershor.  Ai është i mirëseardhur që t’i bashkëngjitet aktiviteteve të agjendës shtetërore. Urojmë që vjen në Manifestimin e 146-të vjetorit të Lidhjes së Prizren, sepse Lidhja e Prizrenit nuk është vetëm e Kosovës”, thuhet më tej në përgjigjen e zëdhënësit të Qeverisë.

source

Të ngajshme

Më 22 shtator dëshmitari i ri i mbrojtjes në rastin Thaçi dhe të tjerët

Valjeta Turkaj

Antiplumbë, uniforma, karikatorë e AK-47 gjenden në Zveçan, dyshohet se i përkasin një të kërkuari për rastin “Banjska”

Valjeta Turkaj

“Në Google e gjeni”: Avokati i Thaçit tallet me prokurorin për një fotografi të Thaçit me Demaçin

Valjeta Turkaj