Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë sot në Kuvendin e Kosovës se ai nuk e ka pranuar draftin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, sepse “meqenëse nuk ka nënshkrim, nuk ka pranim”.
Kurti ka thënë se janë informata të gabuara ato që thonë se e ka pranuar draft-statutin e Asociacionit.
LEXO EDHE:
Para deputetëve, kryeministri tha se nuk ka marrë përkushtim për zbatimin e draftit të statutit për themelimin e Asociacionit.
“Unë nuk e kam pranuar draftin e Asociacionit”, tha Kurti. “Ta pranosh nënkutpon të pajtohesh dhe të marrësh përkushtimin për zbatimin e draftit. Unë një përkushtim të tillë nuk e kam marrë. Unë kam ofruar që ta nënshkruajë dhe si rrjedhojë ta pranojë. Meqenëse nuk ka nënshkrim, nuk ka pranim. Meqenëse nuk ka pranim, nuk ka zbatim”.
Kurti tha se marrëveshja merr efekt vetëm për nënshkrimit të shefave të dy shteteve në letër.
“Shtet serioze negociojnë e dakordohen me mirëbesim. Krijojnë qartësi të plotë e zhvillojnë koncensus përmes dakordimit të teksteve në letër, e atyre ju japin pranim e efekt përmes nënshkrimit të shefave të shteteve, e të qeverive. Formë tjetër, pa tekst, pa letër e pa nënshkrim, nuk njoh pos atyre që gjenden në librat e historisë së mesjetës”, u shpreh Kurti. /Telenews.al/