Telenews

Kurti edhe sonte zbarkon në Mitrovicë me xhipa të zinj për ta “ngritur Pecin”

kurti-edhe-sonte-zbarkon-ne-mitrovice-me-xhipa-te-zinj-per-ta-“ngritur-pecin”

Partia Vetëvendosje edhe më tej duket e fokusuar krejtësisht në komunën e Mitrovicës, atje ku po mundohen medoemos ta bëjnë Faton Pecin kryetar.

Edhe sonte, pak ditë para zgjedhjeve, sërish Albin Kurti udhëtoi drejt Mitrovicës me një tub xhipash të zinj për ta përkrahur Pecin.

Sipas pamjeve të siguruara nga Jepi Zë, eskorta e kryeministrit-deputet shihet tek kalon në rrugët e Mitrovicës, atje ku Peci mban tubim

Para pak ditësh, Peci tha se Kurti e ka çuar atë në Mitrovicë për t’u përballur me ndikimin e Rusisë dhe Serbisë në këtë pjesë të Kosovës.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po qëndron pothuajse çdo ditë në Mitrovicë për të mbështetur kandidatin e LVV-së, Faton Pecin, i cili është në garë për kryetar të komunës.

Pamje dhe video të publikuara nga qytetarët tregojnë eskortën e Kurtit duke lëvizur nëpër qytet edhe gjatë natës, ndërsa vetë zyrtarët e VV-së po shfaqen në çdo takim elektoral në mbështetje të Pecit.

FOTO: Kurti natë e ditë në Mitrovicë për Pecin, me vetura të shtetit në funksion të fushatës

Të ngajshme

Presidentja Vjosa Osmani, mandaton Glauk Konjufcën për kryeministër

KushtrimGuraj

Situata e vendeve kandidate – çfarë thotë raporti i BE-së?

KushtrimGuraj

Komisioni Evropian e godet ashpër Serbinë me raportin e fundit

Donat Hashani