Telenews

Kurti emëron Ministrin e ri të Mbrojtjes, pas dorëheqjes së Armend Mehajt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar në Facebook dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe emërimin e Ejup Maqedoncit në vend të tij.

Kurti ka thënë se Mehaj është dorëhequr për arsye familjare, derisa shprehi falënderimet për punën dhe angazhimin e tij në ministri.

I pari i ekzekutivit ka njoftuar se ka emëruar ministër të ri të mbrojtjes, Ejup Maqedoncin me të cilin thotë se ka bashkëpunuar në funksione tjera.

Ky është postimi i plotë:

Sot, me kërkesë të ministrit të mbrojtjes, Armend Mehaj, kam pranuar dorëheqjen e tij. Kërkesa për lirim nga detyra vjen për shkaqe familjare. Ministrin Mehaj e falënderova për punën e pandërprerë, kontributin mbresëlënës, bashkëpunimin e rregullt dhe angazhimin e tij shembullor nga dita e parë e marrjes së detyrës.

Ministër të ri të mbrojtjes emërova Ejup Maqedoncin, me të cilin kemi bashkëpunuar deri më tani në funksione tjera. Ministrit Maqedonci i uroj punë të mbarë në avancimin e mbrojtjes dhe sigurisë, në zhvillimin dhe ndërtimin e ushtrisë sonë.

Me këtë rast zhvilluam një takim të përbashkët edhe me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Të ngajshme

Protesta e sotme në Tiranë, policë e protestues të lënduar në sy po trajtohen në spitale

Rrezarta Ramaj

Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Rrezarta Ramaj

Pas shumë aludimesh, publikohet fotografia e parë e Elvana Gjatës me partnerin e përfolur!

Rrezarta Ramaj