Telenews

Kurti: Është obligim i deputetëve të funksionalizojnë Kuvendin – VV ka ofruar dy opsione kompromisi

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti theksoi se është obligim i të gjithë deputetëve të zgjedhur më 9 shkurt dhe të betuar më 19 prill që të mundësojnë funksionalizimin e Kuvendit, përmes zgjedhjes së kryetares dhe pesë nënkryetarëve, raporton Ekonomia Online.

Ai kujtoi se Gjykata Kushtetuese ka kërkuar bashkëpunim në mirëbesim dhe kompromis mes grupeve parlamentare.

Kurti deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje ka bërë lëvizje kompromisi për të zhbllokuar situatën:

Kandidati të tërhiqet nëse nuk merr 61 vota në komision.

Një marrëveshje politike në pako, ku opozita mund të delegojë përfaqësuesit për ta rrëzuar kandidatin me votë nëse nuk janë dakord.

“Është obligim, detyrë e të gjithë deputetëve të dalim nga zgjedhjet e 9 shkurtit dhe të betuar më 19 prill. 19 prilli për këtë legjislaturë ishte dita më e mirë sepse ishte momenti i hapjes, ishin 120 deputetë dhe të gjithë votuan. Mirëpo këta deputetë kanë nevojë për shtëpinë e tyre dhe ajo është Kuvendi, për t’u bërë kjo duhet të zgjidhet kryetarja dhe pesë nënkryetarë, është e paraparë. Është e vërtetë që ne si VV e kemi përgjegjësinë kryesore për formimin e qeverisë dhe formimin e Kuvendit, e ka thënë edhe Gjykata Kushtetuese. Duhet theksuar në këtë rast që Gjykata Kushtetuese ka theksuar që gjykata nuk zgjidh mosmarrëveshjet politike midis grupeve parlamentare, ka përmendur bashkëpunim në mirëbesim, konsultim konstruktiv dhe kompromis. Ne e bëmë edhe konsultimin edhe bashkëpunimin në mirëbesim, por u pa që konsensus nuk u bë, sa i përket kompromisit ne kemi lëvizur”, deklaroi Kurti

Të ngajshme

Gjermania planifikon rritjen e pagës minimale në 14.60 euro për orë

Erzana Fazliu

Robin Krasniqi dhe Marigona shfaqen bashkë në një foto të ngrohtë familjare

Erzana Fazliu

Zjarr i madh në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë, përfshihet një hapësirë e autopjesëve

Erzana Fazliu