Telenews

Kurti falënderon ministrat: Keni bërë punë shembullore

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës ka folur për një vit të qeverisjes së tij.
Ai falënderoi ministrat duke u thënë se kanë bërë punë shembullore.
Tutje Kurti tha se për një vit qeverisje kanë punuar pa e pasur asnjë skandal.
“Punët i kemi bërë në dritën e diellit pa asnjë skandal dhe me transparencë e llogaridhënie të paparë ndonjëherë në këto 20 vitet e fundit. Andaj unë ju falënderoj të gjithë juve dhe ekipet e kolegët tuaj në ministritë përkatëse për këtë rezultat shembullor në vitin e parë të qeverisjes sonë”, deklaroi Kurti.
“Nevojitet edhe një vit tjetër që të arrijmë në gjysmën e mandatit, prandaj kemi shumë punë në këtë vit. Por, nuk ka dyshim që me vullnetin që kemi, dijen që kemi, përvojën që kemi fituar, nuk ka sfida të cilat nuk do t’i kalojmë së basku për hir të popullit, shtetit e kombit tonë”, tha tutje ai.
 

Të ngajshme

‘Panik dhe histeri’, Syla: S’ma ka marrë mendja që Kurti tutet e struket me dalë e ja bën share Armend Mujës

KushtrimGuraj

Xhaka: Do të angazhohem maksimalisht për Hamzën si kryeministër i ardhshëm

KushtrimGuraj

Peci: Pa balotazh mendoj që është dashur ta fitoj Mitrovicën

Donat Hashani