Telenews

Kurti flet me Peach për veriun, thotë se është gati për takim me Vuçiqin

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur se mbrëmë natën vonë ka takuar të dërguarin special të Britanisë për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.

Kurti tha se në takim me Peachin e ambasadorin britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ritheksoi gatishmërinë e tij për bisedime të nivelit të lartë me ndërmjetësimin e BE-së.

“Patëm një takim natën vonë me Lordin Stuart Peach për të diskutuar më të fundit mbi veriun. Deklarova se qëllimi i vendosjes së policisë ishte vetëm ruajtja e sundimit të ligjit. Ritheksova gatishmërinë time për bisedime të nivelit të lartë nën lehtësimin e BE-së. Falënderova gjithashtu Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen e tyre.”, tha Kurti.

Kujtojmë se sot Kurti u takua edhe me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së Josep Borrell dhe me të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj