Telenews

KURTI FLET PËR INTERVISTIMIN E SOTËM TË KANDIDATËVE PËR KRYEPROKURORIN E SHTETIT

Me këtë rast, kryeministri i vendit Albin Kurti ka thënë se Kosova dhe qytetarët e saj kanë nevojë që të zgjidhet një kryeprokuror që është i guximshëm e me integritet të lartë moral.
“Ky proces është tejet i rëndësishëm për Republikën e Kosovës, për qytetarët dhe shtetin e së drejtës, prandaj ka vëmendjen e të gjithëve. Kosova dhe qytetarët kanë nevojë që të zgjidhet një kryeprokuror që ka intergritet të lartë moral dhe profesional por edhe që është i guximshëm, punëtor e energjik. Krimi i organizuar, korrupsioni i lartë dhe çdo lloj kriminaliteti duhen luftuar kudo e tërë kohën. Drejtësia nevojitet për dinjitetin dhe mirëqenien e qytetarit por edhe për sigurinë tonë shtetërore e kombëtare”, ka shkruar Kurti në një postim në Facebook.
Kurti ka shtuar se si kryeministër pret që ky proces të jetë i drejtë, transparent dhe meritor.

Të ngajshme

Nis mesha e Papës së ri

Valjeta Turkaj

AGK-ja dënon gjuhën e ministrit në detyrë, Faton Peci ndaj gazetarit, Ermal Panduri

Valjeta Turkaj

Krasniqi: Vullneti i qytetarëve është duke u dhunuar nga qasja e Lëvizjes Vetëvendosje

Valjeta Turkaj