Telenews

Kurti fton opozitën për diskutime rreth presidentit, PDK dhe LDK mblidhen në selitë e tyre

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, fitues i zgjedhjeve të fundit parlamentare, u ka bërë ftesë partive opozitare për të diskutuar çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Pasditen e sotme, duke filluar nga ora 15:00, PDK dhe LDK kanë zhvilluar mbledhje në selitë e tyre përkatëse, ku pritet të shqyrtojnë qëndrimin lidhur me ftesën e Kurtit dhe zhvillimet e fundit politike.

Deri më tani, nuk është bërë e ditur nëse partitë opozitare do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës për takim.

Ftesën për opozitarët Kurti e kishte paralajmëruar, duke thënë se do ta bëjë porsa KQZ-ja të përmbyllë procesin e numërimit me certifikim të rezultatit zgjedhor të 7 qershorit.

Nga ana tjetër, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, bëri me dije se seanca për konstituimin e Kuvendit do të thirret brenda afatit që përcakton Kushtetuta.

“Në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese, seanca konstituive e Kuvendit të Republikës do të thirret brenda afatit të përcaktuar me Kushtetutë, duke hapur rrugën për themelimin e institucioneve të reja të dala nga vullneti i qytetarëve”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Të ngajshme

BE-ja kërkon përgjegjësi pas deklaratës së ministres serbe

Yllka Gashi

Granit Xhaka pas rikthimit në Zvicër: S’kemi emra të mëdhenj, por kemi një unitet!

Yllka Gashi

Haxhiu merr pjesë në pritjen lamtumirëse për ambasadorin e Zvicrës, Jürg Sprecher

Yllka Gashi