Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti ka shkruar Defender Europe.
Ai tha se Defender Europre rikthehet përsëri në Republikën e Kosovës – për herë të tretë. Sipas Kurtit, Kosova do të jetë ndër 18 vendet nikoqire të ushtrimit më të madh ushtarak që drejtohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ku marrin pjesë 25 mijë ushtarakë nga 29 vende aleate e partnere.
“Nga 26 maji e deri më 6 qershor, do t’i mirëpresim rreth 12 mijë ushtarakë nga 19 vende për ushtrimin e reagimit të menjëhershëm, një nga tre ushtrimet që do të zhvillohen në kuadër të Defender Europe 25. Përveçse do të jemi nikoqir, risia është se këtë herë, në Aeroportin e Gjakovës, do të vendoset Komanda e Divizionit të 28-të të Këmbësorisë së ushtrisë amerikane, dhe nga aty, do të drejtohen të gjitha ushtrimet në rajonin e Ballkanit. Partneriteti dhe bashkëpunimi ynë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mbrojtje dhe siguri po thellohet e zgjerohet, dhe ky moment është padyshim dëshmi e kësaj.”, ka shkruar ai.
Sipas tij, që nga ndarjet e larta buxhetore për çdo vit, pajisja e ushtarëve me armatim modern e gjithnjë më të shumtë e deri te ngritja e aftësive luftarake, përherë në bashkëpunim me shtetet anëtare të NATO-s, e kanë bërë Kosovën një vend të sigurtë si asnjëherë më parë dhe i tillë që kontribuon dhe eksporton stabilitet.
“Ne jemi të përkushtuar që të rrisim edhe më tej angazhimin e Kosovës në ruajtjen e paqes dhe mbrojtjen e sigurisë në rajon e më gjerë.”, ka shtuar ai.
Kosova në vitin 2023 ishte përjashtuar nga ushtrimi “Defender Europe” si rezultat i politikave të kryeministrit, tashmë në detyrë, Albin Kurti, dhe veprimeve të njëanshme në Veri të Republikës së Kosovës.
The post Kurti i bën jehonë rikthimit të “Defender Europe”, në vitin 2023 Kosova ishte përjashtuar si sanksion ndaj politikës së tij first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.