Mosvotimi i qeverisë së propozuar nga Albin Kurti të dielën, i ka kushtuar shtrenjtë Duda Baljes.
Deputetja e minoritetit boshnjak në Kuvendin e Kosovës, kryetare e Bashkimit Socialdemokrat (SDU), nga e marta e kësaj jave nuk e ka asnjë përfaqësues politik në qeverinë në detyrë të Albin Kurtit.
Dy të deleguarit e Baljes në qeveri, zëvendësministri Elldin Uglari dhe këshilltari politik, Enes Sulejmanoviqi, janë shkarkuar nga postet e tyre në dy ditët e fundit.
Të dy janë shkarkuar me vendim të Kurtit.


