Telenews

Kurti i kundërpërgjigjet Hamzës pasi tha se s’po arrijnë t’i përfundojnë as projektet e nisura nga qeveritë e kaluara

 

 

Kryeministri i vendit, Albin Kurti i është kundërpërgjigjur kandidatit për kryeministër nga radhët e PDK, Bedri Hamza, i cili mbrëmë tha se Qeveria Kurti nuk ka asnjë projekt me të cilin do të mund të identifikohet dhe se s’ka arritur t’i përfundojë as projektet që i ka gjetur të nisura nga qeveritë e kaluara.

Në një postim në Facebook, Kurti ka thënë se do t’i përfundojnë punët që “qeveritë e mëhershme i lanë keq e në gjysmë”.

“Nuk ka qenë e lehtë të zhbëjmë labirintin burokratik, keqplanifikimet me projekte dhe keqmenaxhimet me kontrata, por po ia dalim”, ka shkruar Kurti.

Ndërsa për rrugën Prishtinë-Mitrovicë, e cila ka nisur para 15 vitesh, Kurti ka thënë se kanë filluar punimet me hov dhe se nga një rrugë me dy korsi, po kthehet në rrugë nacionale me dy drejtime e katër korsi.

“Puna po vazhdon edhe në rrugën Prishtinë-Podujevë, e cila ka filluar të ndërtohet në vitin 2016, para 8 vjetëve. Atë po e zgjerojmë dhe po ia shtrojmë të shumëpriturat 15 kilometrat e mbetur në segmentin Prishtinë-Lluzhan, për çka kemi ndarë 35 milionë euro”, ka shkruar Kurti.

Teksa për autostradën Prishtinë-Gjilan, Kurti ka thënë se po shkon drejt përfundimit.

“Mbi 75% të punimeve deri në fshatin Bresalc janë finalizuar. Është ndarë buxheti për vazhdimin e saj deri te Dheu i Bardhë. Jemi të vetëdijshëm për vonesat, por edhe jemi të vendosur që puna të ecë e të përfundojë me cilësinë e duhur dhe sa më pare”, ka deklaruar Kurti.

Të ngajshme

Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem

Erzana Fazliu

Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fillim të vitit të ardhshëm

Erzana Fazliu

Getinjo dhe Mozziku sot nisin ditën në këtë vend të shenjët

Erzana Fazliu