Telenews

Kurti i merr këta bashkëpunëtorë në vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku do të takohet me Hristijan Mickoskin.

Delegacioni i Kosovës do të kryesohet nga kryeministri, por pjesë e tij janë edhe ministrat Donika Gërvalla, Liburn Aliu e Albulena Haxhiu, ka thënë sot Zyra e Kryeministrit të Kosovës në një njoftim për media

Kurti do të takohet me homologun e tij maqedonas, Hristijan Mickoski, me të cilën do të ketë një takim bilateral dhe pas takimit të dy do të deklarohen për media.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka udhëtuar për vizitë pune në Shkup të Maqedonisë së Veriut”, tha Zyra e Kryeministrit.

Kjo vizitë e Kurtit vjen pak ditë pas incidentit të presidentes Osmani në aeroportin e Shkupit, ku Presidenca tha se iu kërkua të skanohej telefoni i saj nga stafi i aeroportit.

Të ngajshme

Jakup Krasniqi nuk pranon më kujdes mjekësor në Hagë: Më është mohuar çdo e drejtë njerëzore tash e gjashtë vjet –

KushtrimGuraj

Jashari takon gjeneralin amerikan, diskutojnë partneritetin FSK–Garda e Ajovës –

KushtrimGuraj

Mbi 374 mijë fëmijë përfituan shtesa në shtator, u paguan mbi 13.5 milionë euro –

KushtrimGuraj