Marrëveshjen e vitit 2013 mes Kosovës dhe Serbisë për energjinë, Albin Kurti si opozitar e cilësonte si “dorëzim i sovranitetit”, fajësonte më pas Isa Mustafën dhe Hashim Thaçin.
Atyre iu thoshte se “kanë nënshkruar marrëveshje të dëmshme”, e kur ai të vjen në pushtet ato marrëveshje që në prizmn e Kurtit ishin “të rrezikshme”, do t’i anulonte.
Jo vetëm që s’i ka anuluar, por pa e hequr as edhe një prejse në to i ka nënshkruar. Madje, zëvëndësi i tij, Besnik Bislimi ka shprehur krenari për marrëveshjen, ani pse detajet teknike nuk i dinë.
Teksa në Kuvendin e Kosovës, të enjten thoshte se “e bën maksimumin për ta ndryshuar realitetin”, Kurti nuk e kuptonte po të njëjtin realtet gati një dekadë më parë.
Edhe atëherë si dhe sot, serbët e Veriut nuk paguajnë rrymë. Për ta paguan shteti – e shteti paratë i grumbullon nga taksat. Pra qytetarët indirekt i paguajnë dy fatura të rrymës
Kurti thoshte se këtë do ta ndryshonte – nuk e ka bërë. Ka nënshkruar marrëvehje të cilën dikur e kundërshtonte ashpër.
Marrëveshjet i kundërshtonte aq fortë, sa s’mjaftonin fjalët – sulmonin me vezë. Atë fat e kishte Isa Mustafa, ish-kryeministër i Kosovës.
Tash, kompania “Elektrosever”, ka marrë licencë nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRrE) që nënkupton që një kompani jokosovare do të shpërndajë faturat te serbët e Veriut.
Ishte spekuluar që kjo marrëveshje do të sillte liberalizimin e vizava – s’ka ndodhur. Viza s’ka, kompromise po.
E Kurti premtonte se kompromise s’do të ketë – në vend të kësaj synonte një Kosovë zhvillimore për të gjithë. /Telenews

