Telenews

“Kurti ka dezertu në luftë, është arrestu me duar në xhepa”, Konjufca i reagon ashpër Haxhiut

 

 

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu tha sot se kryeministri Albin Kurti ka dezertuar në luftën e fundit të Kosovë.

Këtu ai tha se në anën tjetër, Hashim Thaçi ka qenë në ballë të luftës.

“Hashimi në ballë të luftës, Albini me duar në xhepa i arrestum prej Serbisë dhe i dezertum dhe i dorzum. Nuk dashta me ja u thanë këtë por masi po e kërkoni po ua thom. Ky është dallimi mes neve edhe teje”, tha ai.

LEXO EDHE KETE

Vjen një paralajmërim i frikshëm nga Sylë Tahirsylaj

Kjo deklaratë e tij ka ngjallur reagimin e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.

Ai tha se është e papranueshme deklarata e Haxhiut ndaj të burgosurve politik.

“Ishte krejt e papranueshme z.Haxhiu se si e ofendoni të burgosurit politik. Është terminologji e papranueshme se si i ofendove të burgosurit politik. Jo , jo çdo të burgosur politik. Edhe kolegë tut ki, e pak marre duhet me të ardh prej asaj pune. Nëse më kuptove urdhëro replikë”, ka thënë ai.

E Haxhiu reagoi ashoër duke thënë se nuk ka pasur reagime kur janë ofenduar ushtarët e UCK-së, teksa tha se deklarata e tij kishte të bënte me një emër të përvecëm.

“Ky njeri ka dezertuar dhe është dorëzu. E dallimin që e kërkonte më herët është e vërtetë. Unë jam luftëtarë i lirisë, ndërsa ky është dezertor dhe veteran fals dhe nuk e krahasova me asnjë të burgosur politik”, ka thënë ai./Telenews/

Të ngajshme

Gërvalla në KS të OKB-së: “Banjska” u udhëhoq nga Radoiçiqi i cili ka fotografi me Gjuriqin

Donat Hashani

Konjufca: Radoiçiqin e shporrëm prej Kosove, do t’i çrrënjosim edhe mbetjet e tij

Donat Hashani

Kica Xhelili godet LVV-në: Bllok e keni (VIDEO)

Donat Hashani