Telenews

Kurti kërkon të mësojë nga opozita për këtë gjë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i është drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Derisa ka folur për draft-propozimin e BE-së dhe SHBA-së për Asociacionin ka apeluar partitë që ishin në pushtet kohë më parë që të dalin para foltores e t’i tregojnë se si kanë arritur ta bindin presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiqin që të japë nënshkrim për marrëveshjet e arritura.

Kryeministri është ankuar Vuçiq nuk po vepron njëjtë me të, siç ka vepruar në vitin 2013 dhe vitin 2025.

“Qysh ia keni bërë që me mua nuk po nënshkrua. Ju tregoni se si ia keni bërë në 2013 e qysh ia keni bërë në 2015”, ka thënë Kurti

Kurti ka vazhduar duke thënë se nuk po e kupton dot Aleksandar Vuçiqin, i cili sipas tij po heziton të bëjë diçka që e ka bërë pa problem vite më parë.

“Vuciqi ka vënë nënshkrim për dokumentet e njëjta me dy kryeministrat e tjerë të Kosovës, pse me mua nuk e bën këtë gjë. Unë jam i gatshëm për nënshkrim, Beogradi nuk po do të nënshkruaj me mua”. /Telenews.al/

Të ngajshme

61 palestinezë të vrarë në sulmet ajrore izraelite brenda 24 orësh

Erzana Fazliu

Osmani nuk iu flet për dore Gërvallës e Pecit në përurimin e shtatores së Rugovës

Erzana Fazliu

Hapen pikat kufitare në Merdarë dhe Bërnjak

Erzana Fazliu