Kryeministri Albin Kurti sot komentoi telefonatën e Kusari-lilës me Millan Radoiçiqin, kryeterroristin e Banjskës.
Kurti u pyet se a do të marrë masa ndaj Kusarit.
“Po e kuptoj që po përpiqeni të dramatizoni me cdo kusht disa sekonda të një bisede që nuk e di si është marrë e ku është marrë, e si u prerë e nga kush u organizua”, tha ai.
Ai tha se Kusari-Lila nuk është anëtare e VV-së, duke e hequr përgjegjësinë nga partia të cilën e drejton.
Kurti shtoi se Vetëvendosja nuk e ka kryetarin diktator.
“Unë jam kryetar i VV-së dhe Mimoza Kusari nuk është anëtare e VV-së. Edhe po të ishte anëtare e VV-së, për këso gjërash ka komisione brenda Lëvizjes Vetëvendosje. Nuk e ka Vetëvendosje kryetarin diktator që merr vendime siç do të kishte dëshiruar dikush”, përfundoi ai.

