Telenews

Kurti ‘lavdërohet’: Në Kosovë gjithmonë ka pasur nëna lehona dhe fëmijë, por vetëm falë neve ka shtesa

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar sërish lidhur me shtesat për lehonat, duke mos lënë pa kritikuar qeveritë e mëhershme që, sipas tij, nuk kishin ofruar asnjë mbështetje financiare për këtë kategori, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti ka shpërndarë fjalët e ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili një ditë më parë foli për rritjen e shtesave për lehonat dhe kritikoi qasjen e mëparshme institucionale.

“Në Republikën tonë gjithmonë ka pasur nëna lehona dhe fëmijë. Por vetëm falë qeverisjes sonë do të ketë gjithmonë shtesa dhe mbështetje për nënat lehona dhe fëmijët”, shkroi Kurti.

Ai theksoi se ndihma për këtë kategori është rritur ndjeshëm muajin e fundit.

“Nënat e reja tash marrin 325.9 euro në muaj nga 170 euro sa merrnin deri në muajin e kaluar. E para katër vjetëve nuk merrnin asnjë cent mbështetje financiare nga shteti”, vijoi ai.

Të ngajshme

Haradinaj reagon pas paralajmërimit të Kushtetueses për konstituimin e Kuvendit

Donat Hashani

Gjykata merr vendim drastik për Kuvendin, deputetëve ”nuk do të ju konvenojë” fare

Donat Hashani

OBSH dërgon ndihmat e para mjekësore në Gazë që nga marsi

Donat Hashani